“Risia” në mbrojtje më i dalluari përballë San Marinos!

0%

Kombëtarja shqiptare fitoi bindshëm 0-3 përballë San Marinos në transfertë, duke siguruar një tjetër tre pikësh të çmuar në objektivin për t’u ngjitur në Ligën B të Ligës së Kombeve. Padyshim, secili prej lojtarëve të paraqitur në fushë ka patur një meritë të veçantë në këtë sukses, qoftë me gola, asist apo edhe duke treguar vlerat në fushë me leximin e situatave.

Një prej tyre është edhe Samuele Sina, mbrojtësi i cili mori një fanellë titullari dhe luajti për 90 minuta të plota. Referuar vlerësimeve të “Sofascore”, mbrojtësi i Union Brescias në Serie ka notën më të lartë, 8.0. Pas tij ndjekin Rey Manaj me një gol dhe një asist, 7.8, Ardian Ismajuli 7.5, ndërsa në top 5-she, qëndron Mario Mitaj, me të njëjtin vlerësim.

Po ashtu, paraqitje pozitive dhuroi edhe Klevi Qefalija, ylli i Dinamos i cili u inkuadrua në fushë nga trajneri Maran në minutën e 74-të. Vlerësimi për të, 6.6. Në përgjithësi, i gjithë kontributi i grupit pati vlerën e përbashkët, çfarë u konkludua dhe me 6 pikët e plota dhe kryesimin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot