Qefalia: Në Finlandë vazhdojmë rrugën që kemi nisur

0%

Mesfushori i Dinamos, Klevi Qefalija, debutoi me fanellën e Kombëtares në ndeshjen me San Marinon, ku kuqezinjtë fituan 0-3. Ai u grumbullua këtë herë nga trajneri Rolando Maran, i cili i dha edhe mundësinë e debutimit. “Është një ndjenjë e papërshkruar. Jam shumë i lumtur që kam debutuar me fanellën e Kombëtares dhe shpresoj të kem bërë më të mirën.

Dua të falënderoj stafin teknik për besimin që më ka dhanë dhe çunat e skuadrës për mbështetjen. Dëshira ishte shumë e madhe që të debutoja”, – tha Qefalija pas ndeshjes në San Marino. Më pas ai komentoi fitoren dhe sfidën e radhës në Finlandë: “Ishte një ndeshje e vështirë do të thosha.

Nuk ka më ndeshje të lehta dhe fusha na e bëri akoma më të vështirë, por e rëndësishme është që ne morëm 3 pikët dhe e mbyllëm me fitore. Tani do të nisim menjëherë përgatitjet për ndeshjen e Finlandës, që do të jetë shumë e vështirë. Ne do të bëjmë gjithçka për të marrë maksimumin dhe për të vazhduar në rrugën që kemi nisur për të kapur vendin e parë në grup”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kombëtarja shqiptare kryeson grupin e saj pas dy fitoresh në dy ndeshje. Ndeshja e radhës ka rëndësi të madhe, pasi ndeshemi me rivalin direkt për vendin e parë në grup, Finlandën. Më pas kuqezinjtë do të luajnë sërish me San Marinon, në stadiumin “Air Albania”.

Burimi: Bota Sot