Ngordhja e peshqve në liqenin e Kasharajt në Lushnjë, procedohet

0%

Administratori i firmës që po kryen punimet për rehabilitimin e digës dhe shkarkuesit të liqenit në fshatin Kasharaj, Lushnjë, është proceduar penalisht, pas ngordhjes së një numri të konsiderueshëm peshqish.

Sipas Policisë, kompania e drejtuar nga Fredi Mara, 58 vjeç, nuk ka marrë masat e duhura për menaxhimin e ujërave të rezervuarit gjatë punimeve për rikonstruksionin e digës së dëmtuar. Për rastin ka nisur procedimi penal, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave.

Njoftimi: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. M., 58 vjeç, administrator i firmës për rehabilitimin e digës dhe shkarkuesit të liqenit në fshatin Kasharaj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Procedimi penal nisi pasi kompania që administron ky shtetas, gjatë punës për rikonstruksion e digës së liqenit, e cila ishte dëmtuar, nuk ka marrë masat e duhura për menaxhimin e ujërave të rezervuarit dhe si pasojë ka ngordhur një numër i konsiderueshëm peshqish. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore” dhe “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”.

Burimi: Bota Sot