Pacolli: Projektligji i ri synon mbrojtje më efikase të ujërave

0%

Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Qeveria ka miratuar sot Projektligjin për Menaxhimin e Resurseve Ujore. Pacolli ka thënë se projektligji synon avancimin e menaxhimit të resurseve ujore dhe mbrojtjen më efikase të ujërave në vend.

Pacolli ka theksuar se një tjetër risi është konstituimi i strukturës administrative të Rojave të Ujërave, të cilët do t’i kryejnë drejtpërdrejt detyrat që lidhen me mbrojtjen e resurseve ujore. Postim i plotë: Ligji i ri – mbrojtje më efikase të ujërave tona! Sot, në mbledhjen e Qeverisë, u miratua Projektligji për Menaxhimin e Resurseve Ujore.

Me këtë projektligj parashihet krijimi i Agjencisë së Ujërave, si dhe avancimi dhe harmonizimi i kornizës ligjore për menaxhimin e resurseve ujore, në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Risi tjetër e këtij ligji është konstituimi i strukturës administrative, përkatësisht i Rojave të Ujërave, të cilët do t’i kryejnë drejtpërdrejt detyrat që ndërlidhen me mbrojtjen e resurseve ujore. Ky është një hap i rëndësishëm në menaxhimin më të qëndrueshëm të ujërave dhe mbrojtjes së tyre si një nga pasuritë më të rëndësishme të vendit tonë.

Burimi: Bota Sot