FIFA konfirmon: Argjentina, Uruguai dhe Paraguai në Botërorin 2030

0%

Argjentina, Uruguai dhe Paraguai e kanë të siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2030, pasi të tria vendet do të presin nga një ndeshje të veçantë në kuadër të festimeve për 100-vjetorin e Botërorit. FIFA ka konfirmuar se këto tri kombëtare do të kualifikohen automatikisht, ndërsa vendet e tyre do të zbriten nga kuota e CONMEBOL-it.

Pavarësisht kualifikimit të siguruar, Argjentina, Uruguai dhe Paraguai pritet të marrin pjesë edhe në eliminatoret e Amerikës së Jugut. Ndeshjet e tyre do të shërbejnë si pjesë e përgatitjeve për Botërorin, por rezultatet e tyre nuk do të përcaktojnë kualifikimin e tyre në turne.

Nëse Botërori 2030 do të zhvillohet me 48 kombëtare, sipas formatit aktual, CONMEBOL ka 6 vende direkte dhe një mundësi për “play-off”. Me tri prej këtyre vendeve të zëna automatikisht nga Argjentina, Uruguai dhe Paraguai, shtatë kombëtaret e tjera të Amerikës së Jugut do të garojnë për tri vende direkte dhe një biletë në fazën e play-off-it ndërkontinental.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Këto shtatë përfaqësuese janë Brazili, Kolumbia, Ekuadori, Kili, Peruja, Venezuela dhe Bolivia. Megjithatë, formati përfundimtar i Botërorit 2030 ende nuk është përcaktuar plotësisht. Aktualisht ekziston edhe diskutimi për mundësinë e zgjerimit të turneut në 64 skuadra, çka do të ndryshonte edhe shpërndarjen e vendeve.

Botërori 2030 do të organizohet kryesisht nga Spanja, Portugalia dhe Maroku, ndërsa ndeshjet e festimit të 100-vjetorit do të zhvillohen në Uruguai, Argjentinë dhe Paraguaj.

Burimi: Bota Sot