“Nesër më shumë!”- Përfundon protesta e 122-të kundër qeverisë dhe

0%

Pas marshimit në rrugët e Tiranës, ka përfunduar protesta e 122-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Gjatë protestës, qytetarët përsëritën thirrjet kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit. “Edi Rama, jep dorëheqjen!” dhe “Nesër më shumë!” ishin ndër thirrjet e protestuesve në përmbyllje të tubimit.

Protestuesit deklaruan se do të vijojnë qëndresën edhe në ditët në vijim, ndërsa protesta e radhës pritet të zhvillohet sërish nesër në Tiranë, deri në plotësimit të kërkesave të tyre.

Burimi: Bota Sot