Kush do të bëhet milioner? FBI-ja ofron shpërblim për “bilbilin” që

0%

FBI-ja ka vendosur shpërblim deri në 1 milion dollarë për informacionin që çon në arrestimin e Satinderjeet Singh. Singh është shtuar në listën “Ten Most Wanted Fugitives” të FBI-së dhe dyshohet se është lider i grupit kriminal Lawrence Bishnoi në Amerikën e Veriut.

Sipas FBI-së, grupi dyshohet se është përfshirë në një sërë veprash të dhunshme në SHBA dhe Kanada, përfshirë vrasje, atentate ndaj figurave politike e fetare, rrëmbime, zhvatje dhe trafikim të narkotikëve e armëve. Singh akuzohet gjithashtu për vepra federale që lidhen me zhvatjen dhe trafikimin e substancave të kontrolluara.

FBI-ja u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë informacion për vendndodhjen e tij ta raportojnë te autoritetet amerikane. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com