BE-ja: Mbi 20 mijë njehsorë inteligjentë janë instaluar në amvisëri

0%

Kompania serbe “Elektrosever”, bashkë me Kompaninsë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), kanë instualuar mbi 20 mijë njehsorë inteligjentë për amvisëri dhe biznese. Për këtë projekt, Bashkimi Evropian i ka ndarë 3.3 milionë euro dhe sot është shënuar përfundimi i këtij projekti në Mitrovicën e Veriut.

Zyra e BE-së në Kosovë ka njoftuar se projekti mbështeti drejtpërdrejt zbatimin e Udhërrëfyesit për Zbatimin e Marrëveshjeve për Energjinë, të dakorduar nga Kosova dhe Serbia në vitin 2022 në kuadër të Dialogut, për siç është thënë, të adresuar çështjen e kahershme të furnizimit dhe faturimit të energjisë elektrike në katër komunat e veriut.

“Gjatë viteve 2025 dhe 2026, Elektroseveri dhe KEDS-i punuan së bashku në instalimin e tyre, ndërsa deri më tani janë instaluar mbi 20,000 njehsorë inteligjentë në amvisëri dhe biznese.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Njehsorët e rinj mundësojnë matjen e saktë të konsumit të energjisë elektrike dhe faturimin e saktë, duke përmirësuar njëkohësisht monitorimin dhe duke kontribuar në një sistem më transparent dhe të qëndrueshëm të furnizimit me energji elektrike.”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, projekti dëshmon se si marrëveshjet e arritura përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja mund të shndërrohen në përmirësime praktike në terren.

“Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për të mbështetur zbatimin e marrëveshjeve të Dialogut dhe zgjidhjet praktike që u sjellin përfitime qytetarëve dhe kontribuojnë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.” , thuhet në njoftim.

Burimi: Bota Sot