Krasniqi: PDK-ja e votoi Gjykatën Speciale dhe sot po e forcon atë

0%

Alban Krasniqi nga Vetëvendosje, ka kritikuar PDK-në për qasjen e saj ndaj UÇK-së dhe Gjykatës Speciale. Krasniqi, përmes një reagimi, ka renditur disa akuza ndaj PDK-së, duke thënë se pas luftës ajo “i rehabilitoi spiunët”, përvetësoi faktet historike të UÇK-së dhe “keqpërdori e përçau luftëtarët”.

Ai ka përmendur edhe themelimin e Gjykatës Speciale, duke pretenduar se PDK-ja në vitin 2015 “e shtyu përpara dhe e votoi gjykatën anti-UÇK”.

Postimi i tij: Roli i PDKsë për UÇKnë: 👉Pas luftës i rehabilitoi spiunët 👉 Përvetsoi faktet historike të UÇKsë 👉Keqpërdori dhe dhe përçau luftëtarët 👉2015 e shtyu para dhe votoi gjykatën anti UÇK 👉2026 me veprimet e saj po e forcon edhe më shumë gjykatën speciale

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot