Aktakuzë për keqpërdorim dhe mashtrim për një tender në Prizren,

0%

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Xh.K., në cilësinë e personit përgjegjës të personit juridik “E.I.” SH.P.K., si dhe ndaj personit juridik “E.I.” SH.P.K., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

Sipas aktakuzës, më , në Prizren, i akuzuari i parë në cilësinë e pronarit dhe personit përgjegjës të kompanisë, me dashje ka shkelur procedurat dhe rregullat e prokurimit publik, si dhe nuk ka zbatuar detyrimet e përcaktuara me kontratën për “Rregullimin e nxemjes qendrore në sallën e baletit në SHM “Lorenc Antoni”.

“I pandehuri Xh.K., ka përdorur materiale për ngrohjen qendrore në kundërshtim me detyrimet e përcaktuara në kontratë, duke vendosur gypa të galvanizuar dhe të çelikut të zi, të materialit “inox”, në vend të vendosjes së gypave të bakrit, të cilët nuk janë në përputhje me paramasat dhe parallogaritë për kryerjen e punimeve të ngrohjes qendrore, si dhe me specifikimet për furnizimin dhe montimin e pjesëve dhe pajisjeve si në kontratë, me qëllim të përfitimit për vete, duke i shkaktuar dëm material Komunës së Prizrenit.” Po ashtu, sipas aktakuzës, personi juridik “E.I.” SH.P.K., ka shkelur rregullat e prokurimit publik dhe nuk ka zbatuar detyrimet e kontratës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e vlerësimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.”

Burimi: Bota Sot