Gjatë kësaj vete Interi, për pak sa nuk e humbi kapitenin e tij

0%

Gjatë kësaj vete Interi, për pak sa nuk e humbi kapitenin e tij Lautaro Martinez. Barcelona u hodh në sulm për argjentinasin për të zëvendësuar Robert Lewandowskin, por në fund nuk ndodhi asgjë dhe sulmuesi qëndroi te zikaltrit.

Ai që e konfirmoi këtë ishte vetë presidenti i klubit katalanas, Joan Laporta. ‘Gjithçka është e vërtetë, doja Lautaro Martinez me çdo kusht-pohoi Laporta për Corsport-është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe nuk donim që të na shpëtonte rasti. Kështu që telefonova Marottan dhe më tha që futbollisti nuk është në shitje .

Për më tepër në çdo rast nuk do të ishte futbollisti që do të transferohej apo jo sepse Interi kërkonte ta mbante. Kështu për respekt të Marottës, të cilin e vlerësoj shumë, e lamë me kaq’.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tani në shënjestrën e Barcelonës mund të jetë një tjetër protagonist i Serie A, por për pankinën dhe bëhet fjalë për trajnerin e Comos, Cesc Fabregas. ‘Fabregas e njej mentalitetin dhe vizionin e Barcelonës më mirë se çdokush tjetër-shtoi Laporta-këtu është rritur dhe kjo do të jetë gjithnjë shtëpia e tij dhe për më tepër mënyra sesi e kupton ai futbollin na pëlqen.

Por tani kemi një trajner të jashtëzakonshëm si Flick dhe ju e keni parë se çfarë është në gjendje të bëjë’-shtoi kreu i klubit blaugrana Dhe në fund, Laporta foli dhe për të famshmen SuperLeague. ‘Ne ishim mes themeluesve të ECA që punoi shumë mirë për 7 vjet-shtoi Laporta-kishim idetë tona, dhe ato ide që në fillim mbaheshin peng, kontribuuan në ndryshimin nga i cili tani po përfitojnë të gjithë.

Tani klubet janë më të fortë se më parë’.

Burimi: Bota Sot