Raphinha ka lënë grumbullimin me Brazilin për ndeshjen miqësore që skuadra do ta luajë me Indinë. Njoftimin e bën të ditur vetë Federata braziliane e Futbollit, përmes një komunikate zyrtare ku sqarohet se sulmuesi do të rikthehet në Barcelonës për të vazhduar me rikuperimin për shkak të dëmtimit.
Braziliani vuan nga një endemë e e lehtë muskulare në pjesën e pasme të kofshës së djathtë dhe nga stafi mjekësor i kombëtares është parë e arsyeshme që Raphinha të largohet për të ndjekur procesin e rikuperimit.
Sigurisht, një zhvillim që ngre shqetësime te Barcelona, për shkak edhe të ndeshjeve që katalanasit do të luajnë në muajin tetor, mes të cilave, atë në Champions përballë PSG-së dhe El Clasicon me Real Madrid. Periudha e ndalesës përflitet në 10 ditë.
