Finlandë – Shqipëri përballje direkte për kreun e grupit, shiten mbi

0%

Pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para të grupit C1 në Nations League, Shqipëria bëhet gati për sfidën e radhës kundër Finlandës, e cila do të luhet të shtunën e 3 tetorit në orën në Helsinki. Kjo ndeshje është prova e vërtetë e kuqezinjve, pasi finlandezët janë rivalët kryesorë për vendin e parë në grup.

Finlanda u ndal në shtëpi në një barazim pa gola nga Bjellorusi ditën e djeshme dhe qëndron në vendin e dytë në grup me 4 pikë. Përballja direkte me Shqipërinë është vendimtare edhe për Finlandën dhe kjo duket edhe nga interesimi i tifozëve për këtë takim, pasi deri më tani janë shitur mbi 20 mijë bileta për këtë ndeshje.

Stadiumi Olimpik i Helsinkit ka një kapacitet prej 36.251 spektatorësh dhe duket se do të jetë plot e përplot për ndeshjen Finlandë-Shqipëri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot