Klubi shqiptar i futbollit Deçiqi nga Tuzi po feston 100-vjetorin e themelimit. Deçiqi po lufton për titullin e kampionit në Mal të Zi. “Gjatë një shekulli kanë ndryshuar shtetet, kufijtë, pushtetet, flamujt, brezat dhe zakonet, por në Tuz ka mbetur një gjë që ka lidhur breza të ndryshëm: emri, fanella dhe klubi.
Ish-futbollisti i Deçiçit, Zejnel Muminoviq, në një tekst autorial të dërguar agjencisë ‘Mina”, shkruan se ideja për krijimin e një klubi futbolli lindi në Tuz në një kohë shumë më të varfër, mes urisë, mungesës së mjeteve dhe vështirësive të shumta”, ka shkruar mediumi malazez “Vijesti”.
“Klubi u themelua në vitin 1926, mes shtëpive dhe rrugicave të vjetra të Tuzit, nga njerëz të zakonshëm që ndoshta nuk mund ta imagjinonin se klubi i tyre do ta arrinte një ditë 100-vjetorin”, shkruan më tej. Sipas Muminoviqit, Deçiqi nuk u krijua si projekt i ndonjë pushteti apo partie politike, por nga njerëzit e Tuzit. Kush e themeloi Deçiçin?
Bisho Çuliq Halil Lekiq Stevo Koprivica Huso Dresheviq Selman Gjurgjeviq Shuqo Mandiq Jakup Lekiq Cufo Muminoviq Muminoviqi thotë se këta njerëz nuk lanë pas vetëm një klub futbolli, por edhe një pjesë të historisë së Tuzit. Muminoviqi shkruan se gjatë historisë së klubit kanë kaluar futbollistë, trajnerë, tifozë dhe fëmijë të etnive dhe gjuhëve të ndryshme.
Sipas tij, Deçiqi për dekada ka qenë një pasqyrë e Tuzit, shumëkombësh, i qëndrueshëm dhe i përbashkët. Ai thekson se klubi nuk kishte nevojë të “shtirej” si multikulturor, sepse këtë e ka jetuar në praktikë gjatë historisë së tij.
