“Zgjedhje e mençur për Kosovën” – Bajraktari mbështet Bekim Sejdiun

0%

Veprimtari i njohur i komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Harry Bajraktari ka reaguar lidhur me emrat që po përfliten për postin e Presidentit të ardhshëm të Kosovës, duke e cilësuar ambasadorin dhe profesorin Bekim Sejdiu si një nga kandidaturat më të përshtatshme për këtë pozitë.

Bajraktari vlerëson përvojën e Sejdiut në institucionet e Kosovës, diplomaci dhe akademi, duke theksuar se vendit i duhet një figurë unifikuese, profesionale dhe e pakushtëzuar politikishtm përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë i Harry Bajraktarit në Facebook: Bekim Sejdiu, kandidati ideal për President të Kosovës Këto ditë po përfliten disa emra për President të ri të Republikës së Kosovës. Njëri prej tyre është ai i ambasadorit dhe profesorit Bekim Sejdiu. Ambasador Sejdiu është një zgjedhje e mençur për Kosovën sepse ai nuk vjen me barrë politike, e as me ngarkesa partiake.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai sjell përvojë të madhe profesionale, shtetërore, juridike, akademike e diplomatike. Ka shërbyer si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, si ambasadori i parë i Republikës së Kosovës në Turqi, si konsull i përgjithshëm në Neë York dhe si profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Kjo është ajo që i duhet Kosovës sot: një njeri i matur e i përgatitur, që e njeh ligjin, e kupton shtetin dhe di si të flasë me botën. Kosova ka nevojë për një President që i shërben popullit, që e mbron Kushtetutën, dinjitetin dhe interesin e Kosovës. Ambasador Sejdiu e kupton mirë sakrificën e popullit të Kosovës për liri, pavarësi e demokraci.

Ai e di se çfarë ka kaluar ky vend për të ardhur deri këtu. Por ai e kupton edhe arenën ndërkombëtare, diplomacinë, marrëdhëniet me aleatët dhe rëndësinë e madhe të miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përvoja e tij në Turqi, një vend i rëndësishëm i NATO-s, dhe në Neë York, ku ka krijuar lidhje të forta me zyrtarë të lartë amerikanë dhe me komunitetin shqiptaro-amerikan , është vlerë e madhe për Kosovën Kosovës i duhet një President që di të menaxhojë kriza, që di të ruajë qetësinë, që është unifikues dhe që mund ta çojë vendin përpara.

U bëj thirrje të gjitha partive politike në Kosovë, pozitë e opozitë, që të veprojnë menjëherë dhe pa vonesa. Kosova ka nevojë për një figurë serioze e të respektuar si Bekim Sejdiu, që bashkon udhëheqësit politikë, institucionet, qytetarët dhe aleatët rreth një qëllimi të përbashkët: forcimin e shtetit të Kosovës. Zoti e bekoftë Kosovën dhe gjithë popullin shqiptar

Burimi: Bota Sot