Vështirësia për të rregulluar mediat sociale

0%

Varësia, vetëlëndimi, vetëvrasja: strategjia e orientuar e angazhimit në Media Sociale është nën shqyrtim të rreptë pas dyshimeve se shkakton dëmtim të rëndë psikologjik, veçanërisht tek fëmijët. Platforma si Facebook, YouTube dhe TikTok fitojnë shuma marramendëse duke i mbajtur përdoruesit të lidhur, nëpërmjet “scrolling” pa ndërprerje si dhe rekomandimeve dhe njoftimeve të vazhdueshme.

Për shembull, pronari i Facebook-ut, Meta, gjeneroi një rekord të ardhurash prej 196.2 miliardë dollarësh (168.3 miliardë euro) nga reklamat vitin e kaluar, të nxitura nga aftësia e saj për t’i mbajtur njerëzit të ngjitur pas ekraneve të tyre.

Ky model biznesi po përballet tani me pengesa të mëdha ligjore dhe rregullatore, me ndalimet e mediave sociale për personat nën 16 vjeç – që po përhapen në nivel botëror – dhe një valë në rritje padish, kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në rastin më të fundit, në fillim të këtij muaji 29 shtete – përfshirë Kaliforninë, Koloradon dhe Nju Xhersin – paditën Metën, duke pretenduar se gjiganti i mediave sociale i projektoi platformat e tij për të krijuar varësi nga përdoruesit e rinj.

Në një marrëveshje të njoftuar të mërkurën, Meta pranoi të paguante deri në 18 miliardë dollarë për 47 shtete, distriktin e Kolumbias dhe territoret eShtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe duke përfshirë një marrëveshje të veçantë prej 1 miliard dollarësh me Teksasin.

Platforma gjithashtu pranoi të zbatojë kufizime përdorimi dhe të bllokojë adoleshentët nga përdorimi i aplikacioneve të saj gjatë natës. Rritja e mediave sociale ia kaloi rregullores Qeveritë në të gjithë botën e kanë kaluar dekadën e fundit duke shtrënguar rregullat, megjithatë politikëbërësit kanë vështirësi të ecin me hapin e teknologjisë, që ndryshon me shpejtësi.

Disa studime e lidhin përdorimin e mediave sociale tek adoleshentët me rritjen e ankthit, depresionit dhe pakënaqësisë me trupin. Ndërkohë, dokumentet e rrjedhura nga Meta në vitin 2021 treguan se studiuesit e kompanisë kishin identifikuar lidhje midis përdorimit të Instagram dhe shqetësimeve për imazhin e trupit dhe shëndetin mendor tek disa vajza adoleshente.

Sipas firmës “Sensor Tower” e cila merret me inteligjencën e tregut, në vitin 2025 adoleshentët amerikanë kalonin rreth 90 minuta në ditë, të fiksuar pas TikTok.

Testet e bëra në vitin 2023 nga grupe si “Amnesty International” treguan se algoritmi i platformës mund të rekomandojë video që lidhen me depresionin dhe vetëlëndimin, për përdoruesit që janë të interesuar për përmbajtjen e shëndetit mendor.

“Kompanitë që veprojnë në këtë shkallë, me kaq shumë ndikim në jetën e njerëzve, duhet të përmbushin standardet themelore të sigurisë” – tha për DW Camille Carlton, drejtoreshë e lartë e strategjisë dhe ndikimit në Qendrën për Teknologji Humane. “Kjo nuk është ide radikale” – tha ajo.

“Ky është i njëjti standard që ne aplikojmë për produkte të tjera si makinat, ilaçet dhe lodrat e fëmijëve.” SHBA: siguri më të rreptë për fëmijët Pas vitesh bllokimi, në SHBA po rritet mbështetja dypartiake për rregulla më të ashpra për mbrojtjen e fëmijëve nga dëmet e mediave sociale, përmes Aktit për Sigurinë Online të Fëmijëve (KOSA).

Planet përfshijnë masa më të forta sigurie për të miturit. Gjithashtu prindërve do t’u vihen në dispozicion më shumë mjete për të kontrolluar llogaritë e fëmijëve të tyre.

“Teknologjia po përparon kaq shpejt dhe provat e dëmit po shtohen kaq shpejt, saqë jam vërtet optimist se do të miratojmë legjislacion të rëndësishëm në seancën e ardhshme të Kongresit” – tha javën e kaluar për podkastin “The Conversation” të Politico-s, psikologu social Jonathan Haidt, autor i librit më të shitur “The Anxious Generation” (Brezi i ankthit).

Mbështetje teorike për modele alternative Në Gjermani, Cornelia Sindermann, profesoreshë e psikologjisë në “Charlotte Fresenius Hochschule” në Heidelberg, ka studiuar qëndrimet e përdoruesve ndaj modeleve alternative të mediave sociale.

Këto përfshijnë planet e abonimit për të shmangur reklamat, të cilat Meta i ka testuar në Facebook dhe Instagram në BE-në me 27 anëtarë dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Hulumtimi i Sindermann-it i vitit 2024 zbuloi gjithashtu se më shumë se gjysma e të rriturve dhe dy të tretat e adoleshentëve do të ishin të gatshëm të paguanin për një version shërbimi të Facebook-ut, me siguri shumë më të fortë. Platformat e mediave sociale ka të ngjarë të “rishpikin” aspekte të modeleve të tyre të biznesit dhe të testojnë burime shtesë të ardhurash.

Sindermann i tha DW-së se ajo është “dyshuese” se këto alternativa do të zëvendësojnë platformat më të njohura sociale. / DW

Burimi: Bota Sot