Vdiq në krye të detyrës, sot homazhe për policin Altin Kryeziu në

0%

Sot në Malishevë do të mbahen homazhe në nderim të policit Altin Kryeziu, i cili humbi jetën pas plagëve të marra në një aksident, ku u godit nga një veturë derisa ishte në krye të detyrës. Sipas mediave lokale, homazhet do të mbahen nga ora , në vendin ku ndodhi aksidenti.

Kryeziu ishte duke shërbyer në detyrë kur u godit nga vetura dhe, pas disa ditësh përballjeje me plagët e marra, humbi jetën në QKUK. Familjarët, kolegët, miqtë dhe qytetarët janë ftuar të marrin pjesë në homazhe për të nderuar jetën dhe sakrificën e tij dhe për të shprehur solidaritet me familjen e policit.

Burimi: Bota Sot