Presidenti i Finlandës: Rusia nuk do të rrezikonte të sulmonte

0%

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, ka deklaruar se nuk beson se Rusia do të rrezikonte të sulmonte një vend anëtar të NATO-s, duke i cilësuar si spekulative paralajmërimet se Moska mund të jetë në gjendje të sulmojë territorin e aleancës deri në vitin 2029. Në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”, Stubb tha se nuk sheh prova apo të dhëna që mbështesin një skenar të tillë.

Sipas tij, Rusia nuk do të kishte interes të përballej me “aleancën më të fuqishme ushtarake në botë”. Megjithatë, presidenti finlandez theksoi se aleatët nuk duhet të ulin vigjilencën dhe duhet të jenë të përgatitur për skenarin më të keq, me qëllim parandalimin e tij.

Stubb tha se vlerësimi i tij bazohet në të dhënat e inteligjencës dhe në fuqinë mbrojtëse të NATO-s, duke përmendur forcat konvencionale, raketat dhe armët bërthamore të aleancës. Ai shprehu gjithashtu skepticizëm për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia në Ukrainë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas tij, gjatë një bisede me ministrin e Jashtëm kinez, ky i fundit kishte deklaruar se Kina nuk do të lejonte një zhvillim të tillë. Stubb argumentoi se një pjesë e strategjisë informative të Rusisë synon të përhapë frikë në Evropë, duke nxitur debate mbi mundësinë e përshkallëzimit të luftës, përdorimit të armëve bërthamore apo një sulmi të drejtpërdrejtë ndaj NATO-s.

Burimi: Telegrafi