Luis Suarez ka komentuar situatën e Julian Alvarez te Atletico Madrid, duke e krahasuar me përvojën e tij te Liverpooli në vitin 2013. Uruguaiani tregoi se në atë kohë dëshironte të largohej drejt Arsenalit, por Steven Gerrard e bindi të qëndronte edhe një sezon. Suarez e ndoqi këshillën dhe më pas zhvilloi sezonin e tij më të mirë te Liverpooli.
“E kam përjetuar të njëjtën situatë te Liverpooli. Gerrard më bindi të qëndroja dhe më tha se, nëse do të kisha një sezon të madh, do të mund të shkoja te Barcelona, Real Madrid, Bayern apo kudo që dëshiroja.” Këshillë e mençur nga Suarez, duke pasur parasysh se çfarë karriere ka pasur legjenda nga Uruguay.
