Anis Mehmeti i vendosur për të ardhmen

0%

Anis Mehmeti jo vetëm ka humbur vendin e titullarit tek Ipsuiç, por në javën e parë ishte në tribunë. Menjëherë disa klube në Angli u vendosën pas tij. Pavarësisht ofertave të Reksam dhe Birmingem, Mehmeti kërkon të qëndrojë në Premier Ligë dhe të luftojë për vendin e tij.

Ipsuiç ndërkohë do të ishte i gatshëm të hiqte dorë nga shërbimet e mesfushorit me tipare sulmuese për 10 milionë euro. Këto dy ditë do të jenë vendimtare për të ardhmen. Mehmeti po tregon se beson që mund të luajë në elitën e futbollit anglez. Kujtojmë se Mehmeti u afrua këtë vit tek Ipsuiç. Objektivi për ngjitjen në elitë u arrit.

Burimi: Bota Sot