Shkëndija e Haraçinës me përforcime të reja, kërkon pikë në Kumanovë

0%

Skuadrën e Shkëndijës së Haraçinës e pret edhe një test i vështirë në javën e 5-të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, ku në Kumanovë do të përballet me Bashkimin. Pas humbjes në Strugë, debutuesi në elitën e futbollit hyri në një ritëm pozitiv me barazimin ndaj Sileksit në Shkup (1:1) dhe fitoren e madhe ndaj Tikveshit në Kavadar (0:1).

“Megjithatë, humbja ndaj Arsimit (0:2) në stadiumin e Çairit e ngadalësoi pak atmosferën pozitive. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit reaguan menjëherë në afatin kalimtar, duke sjellë përforcime në të gjitha repartet”, ka shkruar maqedonase “Ekipa”. Remzifaik Selmani, sulmuesi 29-vjeçar me përvojë, pritet të sjellë efikasitet dhe freski në repartin ofensiv.

Gjatë karrierës së tij ka veshur fanellat e Shkëndijës së Tetovës, Renovës, Besës së Dobërdollit, Gostivarit, Ferizajt dhe së fundmi Arsimit. Abdul Ruvatubjae është mbrojtës që e njeh mirë futbollin vendas, pas përvojës së tij te FC Shkupi 1927 dhe AP Brera. Ai pritet të sjellë siguri shtesë në mbrojtje. Përforcimi i fundit është Amir Nuhiu.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rikthimi i tij pritet të sjellë më shumë kreativitet dhe ide në mesfushë. Me këto përforcime, skuadra nga Haraçina shpreson t’u rikthehet rezultateve pozitive dhe të marrë pikë në Kumanovë. Bashkimi aktualisht është i fundit në tabelë, por skuadra nga Kumanova ka paralajmëruar se do të bëjë gjithçka që pikërisht sot të gëzohet me pikët e para të sezonit.

“Na pret një ndeshje jashtëzakonisht e rëndësishme kundër Shkëndijës së Haraçinës. Pas fillimit të keq, shpresojmë t’u rikthehemi fitoreve për t’i gëzuar tifozët tanë. Po luajmë kundër një kundërshtari jashtëzakonisht mirë të organizuar, prandaj na pret një duel i vështirë.

Megjithatë, besojmë se mund t’i marrim tri pikët e para, ta ndërpresim serinë e zezë dhe ta gëzojmë publikun tonë”, d eklaroi Bilal Iseni nga radhët e Bashkimit. Ndeshja Baškimi – Shkëndija e Haraçinës zhvillohet në stadiumin e Kumanovës, me fillim në ora . Gjyqtar kryesor do të jetë Stojançe Trpçevski.

Burimi: Bota Sot