Ronaldo, vetëm 22 gola nga historia

0%

Ylli portugez shënon golin e fitores ndaj Al Taawoun dhe e çon bilancin ne 978 gola ne karriere Cristiano Ronaldo është edhe një hap më pranë një prej rekordeve më të jashtëzakonshme në historinë e futbollit. Ylli portugez shënoi golin e fitores për Al Nassr në suksesin 2-1 ndaj Al Taawoun dhe e çoi në 978 numrin e golave të tij në karrierë.

Tashmë, Ronaldos i duhen vetëm 22 gola për të arritur shifrën magjike të 1 mijë golave. Ndeshja u vendos në pjesën e dytë. Al Taawoun kaloi në avantazh në minutën e 11-të me Al Hurayji, ndërsa Samuel Costa barazoi në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë.

Në minutën e 50-të erdhi momenti i Ronaldos. 41 vjecari realizoi golin që i dha tri pikët Al Nassr, duke konfirmuar edhe një herë rolin e tij vendimtar në skuadër. Me këtë gol, ai shkon në 104 gola në Saudi Pro League me fanellën e Al Nassr, duke kaluar rekordin e mëparshëm të Mohammad Al Sahlawi-t, që kishte realizuar 103. Por rekordi i madh personal nuk është i vetmi objektiv.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Al Nassr vazhdon një seri të jashtëzakonshme. Skuadra ka shënuar në 91 ndeshje radhazi. Vetëm gjashtë ndeshje e ndajnë nga rekordi botëror. Fitorja ndaj Al Taawoun e mban Al Nassr në krye të kampionatit saudit, me 12 pikë pas katër javësh. Ndërkohë, Ronaldo vazhdon garën kundër kohës dhe statistikave.

Pas më shumë se dy dekadash në nivelet më të larta, objektivi është i qartë: 1 mijë gola në karrierë.

Burimi: Bota Sot