Ndryshon lista e Tiranës

0%

Kur kanë mbetur më pak se 5 orë nga sfida e Tiranës me Teutën, Federata Shqiptare e Futbollit dha dritën jeshile për federimin e afrimeve të verës te bardheblutë. Tashmë trajneri Dean Klafuriç i ka në dispozicion edhe 10 lojtarë. “Panorama Sport” iu sjell listën e plotë të lojtarëve të federuar te Tirana.

Tashmë janë 26 lojtarë në dispozicion dhe rrjedhimisht është luksi i zgjedhjeve, ndërsa do të ketë edhe që përfundojnë në tribunë.

Të federuar sot: Hugo Fresneda, Xhozef Kollej, Patrik Staniç, Leonat Vitija, Bojan Ilievski, Ardit Krymi, Bernard Berisha, Erdon Daci, Tomislav Kis dhe Drilon Hazrollaj Lojtarët që ishin federuar më parë: Visar Bekaj, Klajdi Kuka, Luçiano Vera, Basilio Ndong, Serxho Vogli, Ermal Meta, Fredi Alvarez, Patrik Mysloviç, Redon Xhixha, Etien Tare, Serxho Prendi, Olti Qerimaj, Aimar Bami, Rejan Cali, Kleo Lika dhe Mateo Maci

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot