Një kosovar ka raportuar se gjatë pushimeve në Ulqin dyshohet se i janë vjedhur çanta, paratë dhe telefoni. Ai ka treguar se rasti ka ndodhur në Plazhin e Vogël, ndërsa në redaksinë e Gazetës Sinjali ka dërguar edhe pamje të personit që dyshohet se lidhet me rastin. Qytetari ka bërë të ditur se rastin e ka raportuar në Policinë e Malit të Zi.
Ai po kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personit që shihet në pamje. Kushdo që e njeh personin apo ka informacione që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit, mund t’i drejtohet Policisë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
