Kthjellime dhe vranësira, reshje shiu e bore në disa zona të

0%

Moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët përgjatë Ultësirës Perëndimore, ndërsa në zonat malore të lindjes dhe juglindjes pritet të ketë vranësira të pakta deri mesatare, veçanërisht gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.

Vranësirat në këto zona do të shoqërohen me reshje shiu, kryesisht me intensitet të ulët, të cilat pritet të ndërpriten pas orëve të pasdites, transmeton “Bota sot”. Ndërkohë, në majat e maleve në verilindje dhe juglindje të vendit parashikohen reshje të dobëta bore.

Era do të fryjë nga drejtimi veri-verilindje me shpejtësi deri në 8 metra për sekondë, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore mund të arrijë deri në 18 metra për sekondë. Në det, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 2 deri në 4 ballë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot