​UEFA del në mbështetje të Barcelonës për rastin e Marc Pubill

0%

UEFA ka dalë në mbështetje të Barcelonës lidhur me incidentin e dorës së Marc Pubill nga sezoni i kaluar, duke konfirmuar se situata të ngjashme në të ardhmen do të ndëshkohen me penallti. Shefi i arbitrimit në UEFA, Roberto Rosetti, ka theksuar nevojën për konsistencë në vendimmarrje, duke bërë të qartë se prania e lojtarëve pranë aksionit nuk duhet të ndikojë në vendimin e gjyqtarit.

Rosetti gjithashtu ka kërkuar që në raste të tilla të shmanget interpretimi i tepruar dhe vendimet të bazohen në një qasje sa më të njëtrajtshme. UEFA synon kështu të shmangë raste të ngjashme dhe të sigurojë një interpretim më të njëtrajtshëm të rregullave në të gjitha ndeshjet e kompeticioneve evropiane.

Burimi: Bota Sot