Elbasani ia hedh “paq” përballë Vllaznisë së pafat

0%

Elbasani dhe Vllaznia kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 1-1. Golin e parë e shënuan miqtë që në minutën e 18-të, me anë të Edon Muratajt. Ndërsa për të barazuar shifrat mendoi sulmuesi shkodran i Elbasanit, Rubin Hebaj në të 75-tën.

Vlen të përmendet se shkodranëve iu anulua dy gola, në minutën e 90-të dhe 96-të, të cilët u shënuan nga Tafili dhe Musta. Ky është barazimi i dytë për të dy ekipet në këtë sezon të ri. Vllaznia me 2 pikë mban vendin e katërt, ndërsa në vendin e 5-të po me 2 pikë është Elbasani, për shkak golavarazhit.

Burimi: Bota Sot