Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza ka reaguar ndaj Milaim Zekës, duke e akuzuar për shpifje dhe duke paralajmëruar padi ndaj tij. Fejza tha se Zeka ka tentuar ta lidhë me spiunazh përmes një fotografie nga një takim në Finlandë, e cila, sipas saj, është ende publike.
Ajo gjithashtu ngriti pikëpyetje për lidhjet e Zekës me Fatmir Shehollin, duke përfunduar me mesazhin: “ Milaim, shihemi në gjykatë… nëse deri atëherë je i lirë.” Postimi i plotë: 𝐑𝐄𝐀𝐆𝐈𝐌 – 𝗣𝗮𝗱𝗶 𝗽𝗲̈𝗿 𝘀𝗵𝗽𝗶𝗳𝗷𝗲 𝗻𝗱𝗮𝗷 𝗠𝗶𝗹𝗮𝗶𝗺 𝗭𝗲𝗸𝗲̈𝘀 Milaim Zeka paska bërë “analizë” të profilit tim në Facebook për të gjetur diçka që mund ta përdorë për të më inkriminuar mua.
Fotografia që ka prezantuar është edhe sot publike. Po, kam qenë në takim në Finlandë. Takimi ishte organizuar në koordinim me bashkatdhetarë atje. Kaq. Tendencat e tij për të më lidhur dhe për të më inkriminuar mua me spiunazh i bën vetëm ai që merret me këto gjëra. Dhe, për këtë, Milaim Zekën do ta padis për shpifje.
Problemi është se Zeka po përpiqet me çdo kusht ta zhvendosë vëmendjen nga ajo që është vërtet serioze, veprimtaria, komunikimet dhe lidhjet e tij me Fatmir Shehollin, i cili është i akuzuar për spiunazh. Pyetja thelbësore në këtë mes është: pse Zeka është ende i lirë, kur tashmë dihet bashkëpunimi i tij me Fatmir Shehollin? Milaim, shihemi në gjykatë… nëse deri atëherë je i lirë.
