Edon Zhegrova jashtë skuadrës së Juventusit, ja arsyeja

0%

Edon Zhegrova nuk është përfshirë në skuadrën e Juventusit për ndeshjen e sotme për shkak të problemeve fizike, por emri i yllit nga Kosova vazhdon të jetë një nga ata që duhet ndjekur me kujdes në ditët e fundit të afatit kalimtar. Këtë e ka bërë të ditur eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili raporton se për Zhegrovën ka shfaqur interes Al-Ittihad nga Arabia Saudite.

Sipas Romanos, klubi saudit është në kërkim të një zëvendësuesi për Moussa Diaby dhe Zhegrova është përfshirë në listën e kandidatëve të mundshëm. Në të njëjtën listë ndodhet edhe reprezentuesi japonez Ritsu Dōan, si dhe dy futbollistë të tjerë që po shqyrtohen nga drejtuesit e Al-Ittihad.

“Edon Zhegrova nuk është në skuadrën e Juventusit sot për shkak të problemeve fizike, por mbetet një emër për t’u ndjekur në afatin kalimtar. Al-Ittihad e ka përfshirë atë, së bashku me Ritsu Dōan dhe dy lojtarë të tjerë, në listën për zëvendësimin e Moussa Diaby”, raporton Romano.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për momentin nuk bëhet fjalë për një marrëveshje të arritur, por për interesim konkret dhe përfshirjen e Zhegrovës mes alternativave që Al-Ittihad po shqyrton. Ditët e fundit të afatit kalimtar pritet të tregojnë nëse interesimi i klubit saudit do të shndërrohet në ofertë konkrete për reprezentuesin e Kosovës.

Burimi: Bota Sot