UEFA para një vendimit të ri, para një dënimit shembullor ndaj klubit famëkeq Cërvena Zvezdës së Beogradit. Duhet theksuar se, ditë më parë klubi serb u dënua me 99 mijë e 500 euro, shkak mesazhet e fundit jo sportive, përfshi atë kryesoren “Kosova është Serbi” Tani UEFA pritet të marrin një dënim tjetër.
Tifozët e Zvezdës vazhdojnë me sjellje të pahijshme dhe raciste në çdo stadium që gjenden. Tifozët famëkeq “Delija” i bënë homazhe në Çeki kriminelit serb Ratko Mlladiç , i cili kishte ndërruar jetë pak kohë më parë.
Kampioni i Serbisë, gjatë ndeshjes në Plzen kundër Viktorias, publikoi edhe në profilet e veta në rrjetet sociale fotografi të tifozëve të cilët, gjatë ndeshjes së Ligës së Evropës, mbanin transparente me mesazhin e turpshëm dhe të një krimineli të luftës: “Gjeneral, lavdi dhe falënderime të përjetshme“.
Gjatë ndeshjes, sipas raportimeve, u dëgjuan edhe thirrje në kor të emrit të Ratko Ratko Mlladiç. Sipas portalit “The Athletic”, UEFA ka nisur një procedurë disiplinore kundër klubit serb mbi tri baza, ndër të cilat edhe: shfaqja ose transmetimi i një mesazhi që nuk është i përshtatshëm për një aktivitet sportiv.
Sipas rregullave aktuale të UEFA-s, dënimi mund të jetë mjaft serioz për Zvezdën. Për më tepër, klubi më pas publikoi fotografitë e transparentëve në profilin e tij në Instagram. Kujtojmë se Zvezda ishte dënuar edhe më parë për shkak të mbështetjes ndaj Ratko Ratko Mlladiç.
Në vitin 2018, UEFA i kishte shqiptuar klubit një ndalim për të luajtur para tifozëve, vendim i cili më vonë, pas apelimit, u anulua.
