“Jam 25-0, dua të luftoj me të” – Nelson Hysa sfidon sy më sy Agit

0%

Pas fitores së bujshme ndaj Thomas Narmos në Londër, Nelson Hysa ka sfiduar publikisht boksierin gjerman Agit Kabayel. Menjëherë pas duelit, Hysa iu afrua Kabayelit pranë ringut, ku mes dy boksierëve pati një përplasje verbale. Situata u tensionua për disa momente dhe u desh ndërhyrja e sigurimit për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm.

Agit Kabayel është një nga emrat më të njohur të boksit në kategorinë e rëndë. Boksieri gjerman është kampion i përkohshëm i WBC-së dhe një prej pretendentëve kryesorë për titullin botëror, ndërsa karrierën e tij e ka ndërtuar pa humbje dhe me fitore të rëndësishme ndaj disa prej emrave të njohur të divizionit.

Listen in on that tense ringside face off between Agit Kabayel & Nelson Hysa 👀 🎟️ Buy #MosesHrgovic NOW at | Live Now | Watch only on DAZN 🤳 pic.twitter.com/j9fa7khiQ1 — DAZN Boxing (@DAZNBoxing) August 29, 2026 Kabayel, i befasuar nga veprimi i Hysës, deklaroi më pas se shqiptari po pretendonte se dëshironte të përballej me të.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Hysa, ndërkohë, e bëri të qartë se qëllimi i tij ishte pikërisht një përballje me gjermanin. “Shkova te Kabayel sepse ai vazhdon të më shmangë. Të gjithë po më shmangin. Jam 25-0 dhe duhet të luftoj për një titull,” tha Hysa.

Nelson Hysa has his eyes on one man following his knockout victory 😤 🎟️ Buy #MosesHrgovic NOW at | Live Now | Watch only on DAZN 🤳 pic.twitter.com/J2Uk3IQs1y — DAZN Boxing (@DAZNBoxing) August 29, 2026 Shqiptari shkoi edhe më tej, duke e ftuar Kabayelin që përballja të zhvillohet në Gjermani. “Eja në Gjermani, jam gati.

Është para e lehtë dhe një luftë e lehtë,” deklaroi Hysa, duke e bërë sfidën edhe më të drejtpërdrejtë. Nelson Hysa e nokauton norvegjezin Narmo, mjekët i japin oksigjen pas goditjes 41-vjeçari e mbylli mbrëmjen me një tjetër fitore, duke nokautuar Thomas Narmon në raundin e dytë dhe duke e çuar rekordin e tij në 25 fitore në 25 ndeshje. telegrafi.com Tani Hysa kërkon një emër më të madh për përballjen e radhës, ndërsa Agit Kabayel është një prej kundërshtarëve që shqiptari dëshiron ta ketë përballë në ring.

Burimi: Telegrafi