Të rinjt e PDK-së, në këtë rast Rinia Demokratike e Kosovës do të zhvillojë sot një aksion simbolik para hyrjeve të Qeverisë së Kosovës. Aktiviteti është njoftuar të mbahet prej orës , raporton KosovaPress. Në njoftim nuk janë dhënë detaje si për temën apo mesazhin e aksionit. “Sot, Rinia Demokratike e Kosovës do të zhvillojë një aksion simbolik para hyrjes së Qeverisë së Kosovës.
Ftojmë përfaqësuesit e mediave që ta përcjellin këtë aktivitet. Vendi: Para hyrjes së Qeverisë së Kosovës. Koha: ” , thuhet në njoftim. Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar, pasi në dy tentimet e deritanishme nuk është arritur të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe të përmbyllet procesi i konstituimit të Legjislaturës së 11-të, zgjedhjet për të cilën u mbatën më 7 qershor.
Seanca konstituive po vazhdon të jetë në qendër të përplasjeve mes partive parlamentare, ndërsa dështimi për formimin e institucioneve po e zgjat krizën politike në vend. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar kohë për arritjen e një marrëveshjeje politike, në përpjekje për t’i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja.
Megjithatë, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kanë vazhduar aksionet politike duke kërkuar mbajtjen e seancës konstituive.
