Shpërndaje në: Monaco – Marseille do të jetë derbi i xhiros së dytë në Ligue 1 të Francës. Me derbin tjetër ndërmjet Lillet dhe Paris Saint-Germainit, që u zhvillua të premten, filloi xhiroja e dytë e elitës franceze. Monaco në xhiron e parë e mposhti Le Havren me rezultatin 1:0.
Edhe Marseille nuk gaboi në ndeshjen hapëse të edicionit të ri duke e mposhtur Strasbourgun me rezultatin e thellë 4:0. Monacos në përballjen ndaj Marseillet do t’i mungojnë futbollistë si Ansu Fati, Takumi Minamino dhe Mohammed Salisu. Marseille ka tri humbje nga gjashtë ndeshjet e fundit në udhëtim.
