Pritje të gjata po raportohen në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës, sidomos në dalje nga vendi, sipas përditësimit të fundit. Sipas të dhënave të fundit, në Merdarë pritjet në dalje arrijnë deri në 80-90 minuta , ndërsa kolona është rreth 600 metra .
Situatë e ngarkuar paraqitet edhe në Dheu i Bardhë , ku qytetarët po presin rreth 60 minuta në dalje , ndërsa kolona ka arritur në rreth 800 metra . Në Vërmicë , pritjet janë deri në 15 minuta në hyrje dhe 5-10 minuta në dalje , me kolona prej rreth 100 metrash në hyrje dhe 50 metrash në dalje . Ndërkohë, në Hani i Elezit pritjet në hyrje janë rreth 10 minuta , me kolonë rreth 100 metra .
Në Kullë pritjet shkojnë deri në 5-7 minuta , ndërsa kolonat llogariten në 30-50 metra . Në pikat e tjera kufitare, situata është më e qetë, me pritje kryesisht 3-5 minuta dhe pa kolona të theksuara. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
