Nga kategoria e tretë drejt Bundesligës? Mesfushori i Kosovës U21

0%

Faton Ademi po përjeton një ngritje të shpejtë në karrierën e tij dhe mund të bëjë hapin e madh drejt elitës së futbollit gjerman. Mesfushori 20-vjeçar, i cili aktualisht është pjesë e Alemannia Aachenit në kategorinë e tretë të futbollit gjerman, ka zgjuar interesimin e disa klubeve më të mëdha.

Sipas mediumit të njohur gjerman “Sky”, të shtunën për Ademin është interesuar Elversbergu, klub që këtë sezon ka siguruar debutimin në Bundesligë. Për këtë skuadër, për një periudhë ka luajtur edhe sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, i cili kishte spikatur me paraqitjet e tij.

Ademi luan si mesfushor qendror dhe në sezonin e kaluar ishte një prej lojtarëve të rëndësishëm të Alemannia Aachenit. Ai zhvilloi 35 paraqitje, duke kontribuar me gjashtë gola dhe dy asistime. Edhe në fillimin e këtij sezoni, Ademi ka vazhduar me paraqitje të mira. Ai ka luajtur në dy ndeshjet e para dhe ka shënuar një gol në fitoren 4:1 ndaj Verl-it.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Paraqitjet e tij kanë tërhequr interesim edhe nga Greuther Fürthi, që garon në Bundesliga 2. Ademi është gjithashtu pjesë e përfaqësueses së Kosovës U21. Ai debutoi nën drejtimin e trajnerit Afrim Tovërlani dhe deri tani ka regjistruar tetë paraqitje me fanellën e Dardanëve të rinj.

Më herët, ai ka punuar edhe me ish-selektorin e Kosovës U19, Adil Maliqi, me të cilin ka zhvilluar një ndeshje. Afati kalimtar në Gjermani mbyllet të martën, ndaj mbetet të shihet nëse Ademi do të bëjë hapin e radhës në karrierën e tij dhe do të kalojë në një skuadër të Bundesligës ose Bundesliga 2. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com