Nelson Hysa e nokauton norvegjezin Narmo, mjekët i japin oksigjen pas

0%

Boksieri shqiptar Nelson Hysa ka regjistruar një tjetër fitore në kategorinë e rëndë, duke mposhtur norvegjezin Thomas Narmo në vetëm dy raunde. Dueli u zhvillua të shtunën mbrëma në O2 Arena të Londrës, në kuadër të mbrëmjes së boksit ku kryendeshja ishte ajo mes Moses Itaumas dhe Filip Hrgovic. Hysa, 41-vjeçar, e mbylli duelin në mënyrë spektakolare.

Vetëm 36 sekonda pas nisjes së raundit të dytë, shqiptari e goditi Narmon me një të djathtë të fuqishme, duke e rrëzuar në dysheme. Norvegjezi arriti të ngrihej në këmbë, por ishte dukshëm i tronditur dhe nuk mund të vazhdonte duelin. Gjyqtari vendosi ta ndërpresë menjëherë për ta mbrojtur boksierin.

Menjëherë pas ndërprerjes, mjekët hynë në ring dhe i dhanë oksigjen Narmos, i cili fatmirësisht pas pak minutash u largua nga arena duke ecur vetë. #MosesHrgovic Nelson Hysa KO #boxing pic.twitter.com/8YYPz2vWcI — Az sports fan (@SportsFanInAz) August 29, 2026 Me këtë fitore, Hysa vazhdon të mbetet i pamposhtur dhe tashmë ka bilancin 25 fitore në 25 ndeshje, duke kërkuar një mundësi për t’u përballur me emrat më të mëdhenj të kategorisë së rëndë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi