Ndryshim drastik ndaj Armando Brojës te Burnley

0%

Në prag të ndeshjes Norëich – Burnley, e vlefshme për javën e 3-të në Championship të Anglisë, klubi i Burnley ka postuar në rrjetet sociale banerin e kësaj sfide. Në foton kryesore qëndron sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja. Me këtë veprim, jep shpres se 24-vjeçari nga Malësia e Madhe mund të jetë titullar sot.

Përtej ndeshjes së parë në Kupën e Ligës (Carabao Cup), Broja ka filluar të marrë minuta, madje në 2 sfidat e fundit prej fillimit. Situata e lojtarit ofensiv me trajnerin e ri “premton” shumë, sepse para disa javësh po diskutohej për largim, ndërsa tani në 11-she startuese. Detaji në fjalë, “ngrohë” edhe trajnerin e Kombëtares, Rolando Maran, ndërsa ndeshjet në Ligën e Kombeve po afrojnë.

Burimi: Bota Sot