Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale në “Taranto 2026”

0%

Xhudistja jonë, Laura Fazliu ka siguruar gjysmëfinalen në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Pasi i nisi garat pa lojë, Laura u tregua e fortë në ndeshjen e saj të parë çerekfinale, duke marrë menjëherë fitoren e parë. Fazliu u tregua e fortë për kundërshtaren turke, Ozlem Yildiz, të cilën e detyroi t’i marrë tri dënime dhe ta eliminojë.

Me këtë fitore, xhudistja jonë ka arritur ta sigurojë gjysmëfinalen deri në 63 kilogramë, aty ku do të ndeshet me francezen Doria Boursas. Ndryshe, në garë për medaljen e bronztë është edhe Shpati Zekaj në kategorinë deri në 100 kilogramë, ndërsa gjatë ditës së djeshme (e premte), xhudistët Fatjona Kasapi, Akil Gjakova dhe Flaka Loxha fituan medalje të bronzta. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi