Kurti dhe Abdixhiku raportohet se janë takuar sërish për çështjen e

0%

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, raportohet se kanë zhvilluar një tjetër takim mbrëmjen e sotme. Dy liderët ishin takuar edhe pak ditë më parë, ndërsa në qendër të diskutimeve ishte çështja e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës.

Pas takimit të fundit të konfirmuar, Kurti dhe Abdixhiku kishin bërë të ditur se bisedimet kishin kaluar edhe te emrat konkretë të personave që mund të propozohen për postin e kreut të shtetit. Megjithatë, ende nuk ka konfirmim zyrtar për takimin e raportuar sonte dhe as hollësi lidhur me temat e diskutuara ose ndonjë marrëveshje të mundshme.

LVV-ja dhe LDK-ja deri më tani nuk janë deklaruar për këto raportime. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com