Ademi flet për reflektorët në stadiumin e Gjilanit: Radha për

0%

Pas Gjilanit radha i vjen Skënderajt për të pasur reflektorë në stadium, ka bërë të ditur kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Ndeshja e të shtunës në Gjilan mes skuadrës me të njëjtin emër dhe Dukagjinit të Klinës është zhvilluar me dritën e reflektorëve të rinj.

I pari i FFK-së ka folur për projektin “Ndriçojmë Futbollin”, i cili sipas tij, synon përmirësimin dhe modernizimin e infrastrukturës së stadiumeve në Kosovë. “Projekti “Ndriçojmë Futbollin” po vazhdon të marrë jetë në stadiumet tona.

Pas Klinës, sonte është radha e Gjilanit, ku ndeshja po zhvillohet nën dritën e sistemit të ri të reflektorëve, duke shënuar një tjetër hap konkret në përmirësimin dhe modernizimin e infrastrukturës së futbollit në Kosovë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ky investim ka rëndësi të veçantë për futbollin gjilanas, pasi ky stadium është shtëpia e dy klubeve të qytetit, SC Gjilani dhe FC Drita, të cilat tashmë do të kenë mundësi t’i zhvillojnë ndeshjet e tyre edhe në mbrëmje, në kushte më të mira për futbollistët dhe tifozët”, ka shkruar Ademi në Facebook.

“Ndeshjet nën reflektorë sjellin një atmosferë të veçantë në tribuna, më shumë mundësi për tifozët që të jenë pranë skuadrave të tyre dhe kushte më të mira për organizimin dhe transmetimin e ndeshjeve”. Sipas Ademit, projekti po zbatohet hap pas hapi. “Nga Klina në Gjilan, e së shpejti edhe në Skenderaj, po vazhdojmë hap pas hapi realizimin e këtij projekti të rëndësishëm.

Po i ndriçojmë stadiumet tona, për ta bërë edhe më të ndritshme të ardhmen e futbollit të Kosovës!”, ka thënë ai.

Burimi: Bota Sot