Gazetari Jeton Sopa ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ngritur akuza dhe pikëpyetje në lidhje me deputetin e PDK-së, Elmi Reçica. Sopa ka përmendur deklaratat e Fatmir Shehollit, i cili, sipas tij, në disa raste ka deklaruar se ka punuar në SHIK dhe ka përmendur emrin e Elmi Reçicës si një prej eprorëve të tij.
Gazetari ka ngritur pyetjen se përse Reçica nuk ka reaguar publikisht ndaj këtyre deklaratave, duke thënë se ai nuk ka dalë t’i demantojë apo të ndërmarrë veprime ligjore ndaj Shehollit për shpifje. Më tej, Sopa ka treguar se gjatë seancave të Kuvendit, vitin e kaluar, kishte filmuar disa herë Reçicën duke u përshëndetur me deputetë të Listës Serbe.
Postim i plotë: UDB-ashi Fatmir Sheholli, që ia ka vrarë babën po ashtu UDB-ash, heroi ynë Zahir Pajaziti, disa herë ka dalë e ka deklaruar se ka punuar në SHIK. Ai madje ka dalë me emra, duke përmendur si epror numrin 2 të SHIK-ut, Elmi Reçicën. Asnjëherë deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, nuk ka dalë me demantuar apo me i bërë padi për shpifje Fatmir Shehollit…?
Unë, vitin e kaluar, personalisht i kam bërë video ish-kreut numër 2 të SHIK-ut, deputetit të PDK-së, Elmi Reçica, gjatë kohës sa u mbajshin seancat e Kuvendit çdo 48 orë.
Ju garantoj që minimum nja 48 herë Elmi Reçica u çu n’kamë, duke u përshëndetur me shumë përzemërsi me deputetët e Listës Serbe, duke përfshirë edhe Branisllav Nikoliqin, ish-anëtarin e BIA-s, që ka qenë edhe këshilltar i Hashim Thaçit. Kjo gjë më ka ba përshtypje, se diqysh nuk ma rrokke se qysh deputetët e Listës Serbe i flasin me kaq përzemërsi ni ish-komandanti të UÇK-së?!!
Dhe anasjelltas, qysh njani prej ish-udhëheqësve të UÇK-së ju çohet n’kamë deputetëve të Listës Serbe…?!! Është interesante se, 2 ditë masi e publikova videon, në seancën tjetër të radhës deputetët e Listës Serbe nuk ofroheshin me i folë deputetit të PDK-së, por edhe ky i fundit nuk iu çonte kry…
Kur e pata publiku videon në KosovaNews, do qezi zagarë të Elmi Reçicës më patën shkru e më patën thirr në MSN, tu m’thanë me hjekë, me arsyetimin se nuk o bash qashtu. Unë ju thashë: po çka nuk o qashtu, çka kom shpif ose çka kom thanë ma shumë se sa ajo që shihet në këtë video?
JO more, ju thashë, s’e kam n’mend me hjekë, se unë tutna me shpif e me rrejt, ama me thanë të vërtetën KURRË nuk tutna.
