Një foshnjë është gjetur pa shenja jete në Mitrovicë mëngjesin e 28.08. 2026. Rasti është raportuar rreth orës nga babai, i cili ka njoftuar se kishte vërejtur foshnjën e tij pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e foshnjës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa rasti është hapur si hetim mbi vdekjen. Autoritetet janë duke i zhvilluar procedurat hetimore për të ndriçuar rrethanat e vdekjes së foshnjës.
