Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini e ka mbyllur ndeshjen e sotme duke u ndëshkuar me karton të kuq pas nervozimit me kryesorin e sfidës Dorjan Maletaj. Martini hyri të festonte në fushë golin e shënuar nga Musta dhe më pas bëri shënjën e VAR-it. Më herët shkodranëve iu anullua goli i shënuar nga Tafili me Martinin i cili reagoi bashkë me strafin.
Pas këtyre reagimeve gjyqtari Maletaj nuk nguroi ti tregonte kartonin e kuq teknikut të ekipit shkodran. Sipas rregullores trajnerët nuk lejohet të bëjnë gjeste të tilla që cilësohen provokuese dhe u detyrua të largohej nga fusha përpara përfundimit të takimit.
