Zbulohet identiteti i viktimës që u hodh nga Ura në Klos, i dërgoi

0%

Një person ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Klos, pasi dyshohet se është hedhur nga Ura e Vashës, në rrethana ende të paqarta. Burime pranë Policisë bëjnë me dije se viktima dyshohet të jetë banues në Zall-Bastar të Tiranës. Dritan Lila, rreth 35 vjeç, nga Zall-Bastari, është personi që humbi jetën pasi u hodh nga Ura e Vashës. Lila ishte i martuar dhe baba i një fëmije.

Mësohet se, pak para ngjarjes, ai i kishte dërguar një mesazh bashkëshortes së tij, duke i njoftuar për qëllimin për t’u hedhur nga ura. Bashkëshortja ka njoftuar menjëherë Policinë dhe familjarët, ndërsa kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij. Sipas të dhënave paraprake, 35-vjeçari punonte prej kohësh në zonën e Rrugës së Arbrit.

Trupi i Dritan Lilës u nxor nga ujërat mbrëmjen e djeshme, pas operacionit të kërkim-shpëtimit. Autoritetet po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot