Vendimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan: Kryeprokurori i Shtetit

0%

Gjykata e Pejës më liroi nga akuza babanë dhe dy djemtë, të akuzuar për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan në vitin 2021.

Për këtë, Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë raport me shkrim lidhur me kronologjinë e veprimeve të ndërmarra nga ana e Prokurorisë për këtë rast, pasi që Gjykata e Pejës, më datë , i shpalli të pafajshëm, Halil, Kreshnik e Kastriot Mehmetajn. Gjykata ja u ka ndërprerë paraburgimin me vendim të veçantë.

Halil Mehemtaj është dënuar me tri vite burgim kurse Kreshnik Mehemtatj është dënuar me burgim prej 1 viti për veprën penale të armëmbajtjes, secili veç e veç. Në shpallje të aktgjykimit të pranishëm ishin tre të akuzuarit. Nga ngjarja në Gllogjan kishin mbetur të vrarë dy nxënës dhe shoferi i autobusit që po i transportonte nxënësit nga shkolla.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas Prokurorisë, vrasja është bërë për qëllime hakmarrëse ndaj shoferit të autobusit, duke e lidhur vrasjen me “vetëvrasjen e H.M në vitin 2020 – bija e të akuzuarit, Halil Mehmetaj”.

Babai Halil Mehmetaj dhe dy djemtë, Kreshnik e Kastriot Mehmetaj, dyshoheshin se nën motivin e hakmarrjes, në mbrëmjen e , kishin gjuajtur me kallashnikov në drejtim të autobusit, ku kishin mbetur të vdekur dy nxënës të moshës 17-vjeçare, L. H. dhe G.M. dhe shoferi i autobusit G.

Gj.Halili akuzohet për shtytje në vrasje të rëndë, kurse Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj për vrasje të rëndë në bashkëkryerje janë liruar nga akuza. Kujtojmë se në ditën kur pritej shpallja e aktgjykimit për këtë rast më , trupi gjykues kishte marrë vendim për rihapjen e shqyrtimit gjyqësor.

Kjo pasi kryetari i trupit gjykues Leon Përlaska kishte thënë se gjykimi është rihapur për arsye se Prokuroria në fjalën përfundimtare i është referuar një video-incizimi të të akuzuarit, Kreshnik Mehmetaj, duke gjuajtur më armë në bjeshkë, por sipas gjyqtarit ky pretendim asnjëherë më parë nuk është përmendur.

Sipas Përlaskës, Prokuroria ka pretenduar në fjalën përfundimtare se arma që shihet në video, është arma me të cilën është përdorur nga dorasi për ta kryer vrasjen.

Tutje, gjyqtari Përlaska, kishte thënë se policia gjatë hetimeve kishte kontrolluar pikërisht vendin ku Prokuroria e ka përmendur në fjalën përfundimtare ku shihet i akuzuari duke gjuajtur me armë, dhe nga AFK-ja janë ekzaminuar plot 13 gëzhoja dhe një plumb përmes ekspertizës balistike, por as kjo provë nuk është paraqitur asnjëherë për administrim gjatë gjykimit nga ana e Prokurorisë.

Me qëllim të sqarimit të këtyre rrethanave, ishte mbajtur edhe një seancë më .

Burimi: Kallxo