Postojnë për Ratko Mladiçin! Klubi vepron bukur për këtë skandal,

0%

Klubi i futbollit Libero nga Gorazhde e Bosnjës dhe Hercegovinës ka pezulluar menjëherë dy futbolliste, Milena Gjurxheviq dhe Radmila Zhdero, për shkak të postimeve të tyre në rrjetet sociale lidhur me vdekjen e kriminelit të luftës Ratko Mladiç. Klubi reagoi menjëherë me një deklaratë publike, duke u distancuar qartë nga qëndrimet e dy lojtareve.

Në deklaratë theksohet se bëhet fjalë për një kolektiv sportiv që bashkon vajza me kombësi dhe besime të ndryshme. “Lavdërimi i kriminelëve të luftës, të dënuar përfundimisht, si dhe çdo mesazh që fyen viktimat dhe cenon dinjitetin e të tjerëve, nuk janë dhe nuk do të jenë vlera të këtij klubi”, deklarojnë nga KFF Libero, klub që garon në nivelin më të lartë të futbollit të femrave në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Klubi bëri të ditur se, në përputhje me rregulloret dhe rregullat e tij të brendshme, do të nisë procedura disiplinore ndaj dy futbollisteve. Deri në përfundimin e këtyre procedurave, ato janë pezulluar nga të gjitha aktivitetet e klubit. “Ne e konsiderojmë këtë sjellje të papranueshme dhe të papajtueshme me vlerat që përfaqëson klubi ynë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në përputhje me rregulloret dhe rregullat e brendshme të klubit, do të iniciohen procedura disiplinore kundër lojtareve dhe, deri në përfundimin e procedurave, ato do të pezullohen nga të gjitha aktivitetet e klubit”, thuhet në deklaratë.

Libero theksoi gjithashtu se nuk do të lejojë që emri, emblema dhe puna shumëvjeçare e klubit me fëmijët dhe sportistët e rinj të lidhen me glorifikimin e krimeve të luftës apo me çfarëdo forme urrejtjeje dhe intolerance. “Klubi ynë i përket sportit, fëmijëve, futbollit, unitetit dhe së ardhmes”, përfundoi deklarata e klubit nga Gorazhde.

Burimi: Bota Sot