Fabio Miretti do të nisë një aventurë të re jashtë Italise për sezonin 2026/2027. Mesfushori është transferuar zyrtarisht te Besiktas në formë huazimi deri më . Lajmi është konfirmuar përmes një komunikate zyrtare nga vetë klubi i Juventus-it. Bardhezinjtë do të përfitojnë 2 milionë euro për huazimin njëvjeçar.
Përveç kësaj, marrëveshja përmban edhe të drejtën e blerjes nga ana e klubit nga Stambolli. Nëse Besiktas vendos ta blejë kartonin e tij, do t’i paguajë Juventus-it edhe 13 milionë euro të tjera të ndara në tri këste. Kjo lëvizje i jep mundësi lojtarit italian të marrë më shumë minuta, të cilat i munguan te Juventusi.
