Ambasadori francez Olivier Guérot përfundon misionin në Kosovë

0%

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, ka përfunduar misionin e tij diplomatik në vend, pas katër vitesh shërbimi. Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Francës në Kosovë, e cila ka vlerësuar kontributin e Guérot në forcimin e marrëdhënieve dhe miqësisë ndërmjet Francës dhe Kosovës.

Përmes një mesazhi të publikuar në Facebook, ambasada franceze e ka falënderuar ambasadorin për përkushtimin e tij gjatë mandatit. “Pas katër vitesh në Kosovë, Ambasadori i Francës, Olivier Guérot, përfundon misionin e tij diplomatik, një mandat i cili u karakterizua me forcimin e lidhjeve dhe miqësisë ndërmjet Francës dhe Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ambasada ka shprehur mirënjohje për punën e tij dhe i ka uruar suksese në angazhimet e ardhshme. “Faleminderit, zoti Ambasador, për përkushtimin dhe kontributin tuaj gjatë këtyre katër viteve. Ju urojmë shumë suksese në angazhimet tuaja të ardhshme!”, përfundon mesazhi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi