Julian Alvarez nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Atletico Madridit për ndeshjen e kësaj fundjave, ka konfirmuar trajneri Diego Simeone. Simeone bëri të ditur se sulmuesi argjentinas nuk do të udhëtojë me ekipin, pasi aktualisht nuk ndihet mirë. “Julian nuk do të udhëtojë me ne nesër.
Kur Julian të rikthehet në stërvitje, do të bëj gjithçka që ai të ndihet i rëndësishëm, ashtu siç ka qenë gjithmonë në klub. Tani për tani, ai nuk ndihet mirë”, deklaroi Simeone. Ndërkohë, mediat spanjolle, kanë raportuar se Alvarez mund të jetë duke kaluar një periudhë të vështirë emocionale, madje duke e lidhur gjendjen e tij me depresionin.
Ky informacion, megjithatë, nuk është konfirmuar zyrtarisht nga klubi apo lojtari. Alvarez pritet të rikthehet në dispozicion të Simeones pas përmirësimit të gjendjes së tij.
