Zjarri përfshin shtëpinë e familjes shqiptare në Florida, humbin

0%

Një tragjedi e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Jacksonville të Floridas, ku tre fëmijë kanë humbur jetën dhe katër persona të tjerë janë plagosur rëndë pasi një zjarr masiv përfshiu një banesë dykatëshe. Të afërm të familjes, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje pas incidentit, kanë konfirmuar se familja është me origjinë shqiptare.

Sipas shefit të Departamentit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Jacksonville (JFRD), Percy Golden, alarmi për zjarrin është dhënë rreth orës të mëngjesit të së mërkurës, më 26 gusht. Ekipet emergjente kanë mbërritur brenda pak minutash, por janë përballur me flakë të fuqishme në katin e parë dhe tym të dendur që kishte përfshirë edhe katin e dytë të banesës.

Një fqinj ka deklaruar për mediat lokale se disa kalimtarë kanë ndihmuar në nxjerrjen nga banesa të një foshnjeje dhe një të rrituri, të cilët, për t’u shpëtuar flakëve, janë detyruar të hidhen nga dritarja e katit të dytë. Në momentin e mbërritjes së zjarrfikësve, dy të rritur dhe dy fëmijë kishin arritur të dilnin nga banesa.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, ekipet e shpëtimit kanë hyrë në ndërtesën e përfshirë nga zjarri për të kontrolluar nëse kishte persona të tjerë brenda. Gjatë kërkimeve, zjarrfikësit kanë gjetur të pajetë tre fëmijë, të gjithë djem. Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditura moshat e tyre.

Dy të rriturit dhe dy fëmijët që arritën të shpëtonin janë transportuar me urgjencë në një spital lokal, në gjendje kritike për jetën. Shkaqet e zjarrit dhe rrethanat e sakta të tragjedisë ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com